Shërbimet Tona

Çfarë ofron MedCare ?

Ordinanca jonë ofron shërbime profesionale mjekësore si dhe sociale.

Të moshuarit do të kontrollohen e monitorohen çdo ditë në shtëpinë e tyre.

Infermierja do të kujdeset për kontrollat rutinore si:

matjen e tensionit, pulsit, temperaturës, OpS2, kontrollimin e sheqerit, peshës trupore (në baza mujore), EKG (çdo tre muaj), vendosjen e çorapave të venave, e po ashtu terapi ditore si insulina dhe gjilpëra kundër trombozës.

Po ashtu, stafi i MedCare do të kujdeset edhe për barnat si blerja, përgatitja e kontrollimi i saj tek pacienti.

Kompania jonë do të kujdeset edhe vizitat tek mjeku e mbikqyrjen e pacientit.

Shërbimet sociale janë po ashtu të rëndësishme në MedCare, duke lehtësuar jetën e personave në moshë si: pagesa e faturave, larja e pacientit, blerja e përgatitja e ushqimit, shëtitja, mirëmbajta e shtëpisë, por jo vetëm pasiqë, mund të shtohen shërbime shtesë varësisht nga kërkesa e klientit.

Kohëzgjatja e të gjitha shërbimeve varet nga klienti pasiqë, MedCare ofron pako nga një ditë deri në disa në muaj.

Pse duhet të zgjedh MedCare?!

Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Nëse jetoni në vende të ndryshme të botës dhe prindërit (ose familjarët) tuaj në moshë të shtyer janë vetëm në Kosovë, MedCare do të jetë çdo ditë aty për tu kujdesur për ta.

Por jo vetëm për të moshuarit, MedCare ofron shërbime edhe për persona me nevoja të veçanta.

Gjithmonë në dispozicion

Ekipi ynë do të jetë pranë jush kur të keni nevojë për ne! Ne jemi në dispozicion 24/7, 365 ditë në vit.

Kujdestarë ekspertë

Kujdestarët tanë të certifikuar dhe me përvojë i ndihmojnë pacientët tanë të gëzojnë një cilësi më të lartë të jetës në shtëpit e tyre

Kujdes i veqant për pacientë

Çdo anëtar i ekipit në MedCare-Gjakova i afrohet pacientit me një trajtim të veqant si të jetë i familjes.

Orientuar nga komuniteti

Ne jetojmë dhe ofrojmë shërbime në komunitetin tuaj. Përmes shërbimeve tona mjeksore ne sigurojmë kujdes të veqant për ju.

Shërbimet Mjeksore MedCare Gjakova

MedCare-Gjakova me një ekip profesionistë të kujdesit shëndetësor, ekspert mjeksor dhe infermierore ofrojmë shërbime shëndetsore në komoditetin e shtëpisë tuaj.